Rama nga Durrësi: Duhet të bëjmë transformimin përfundimtar të Kadastrës!

Kryeministri socialist Edi Rama ka premtuar transformimin përfundimtar të Kadastrës Shqiptare, atë që ai e ka quajtur “banka” e pronave të shqiptarëve.
“Tek kadastra ne duhet të bëjmë një transformim përfundimtar” tha ai nga Durrësi gjatë turit të falenderimeve me rastin e fitores së PS në zgjedhjet lokale të 14 majit. “Është banka e pronave të shqiptarëve. Ajo është banka e pronave e askujt tjetër. Kadastra nuk është pronë e deputetëve, këshilltarëve, zyrtarëve, por është Banka e pronave. Ne nuk mund ta lëmë të pambaruar ose të vazhdojë edhe nja 10 vjet tjera sa të mbarojnë gjithë kushërinjtë dhe gjithë miqtë” tha zoti Rama.
“Këtë vend po nuk e bëri PS-ja nuk e bën askush tjetër nuk ka mundësi edhe sikur të dojë” përsëriti ai idenë tashmë të njohur se vetëm PS mund ta transformojë pozitivisht Shqipërinë. “Ata të tjerët edhe po të duan nuk kanë mundësi nuk dinë s’kanë haber fare për 1001 arsye” ironizoi zoti Rama opozitën. “vetëm në këtë periudhë kohë mund të bëjmë kthesën përfundimtare. Durrësi është i rëndësishëm jo për Durrësin por për ekonominë e Shqipërisë” tha kryetari dhe kryeministri socialist Edi Rama.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



