Pr.ligji për rritjen e pagave, Tabaku: Pagat s’rriten me dëshirë kryeministrie, por me kërkesë-ofertë tregu

Politikë | 3 vite më parë

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend ku po diskutohet për projektligjin për rritjen e pagave, tha se një gjë e tillë nuk bëhet “me dëshirë kryeministrie”, po me kërkesë-ofertë tregu.

Sipas Tabakut, një ekonomi si e jona, nuk prodhon dot një rritje pagash, teksa shtoi se brenda 10 viteve kontratat e PPP-ve kanë shkuar sa 50% e PBB-së, ndërkohë që konkurueshmëria e pagave me rajonin e ka çuar Shqipërinë të fundit.

“Nga viti 2019 deri më 2022, paga minimale në vend është rritur me ritme dy herë më të larta se paga mesatare. Gjatë këtij harku kohor, paga minimale u rrit me 30% dhe paga mesatare, me vetëm 15%. Vetë paga mesatare nga 45.5 mijë lekë bruto në 2014, arriti në 66 mijë lekë pas 9 vitesh në 2022-n, me një rritje të pa indeksuar me inflacionin prej 45%. E indeksuar me inflacionin, rritja pagës reale është vetëm rreth 25% në 9 vjet!  Për dhjetë vjet me radhë janë marrë mbi 4 Eurobonde, kontratat e PPP-ve kanë shkuar sa 50% e PBB-së ndërkohë që konkurueshmëria e pagave me rajonin e ka çuar Shqipërinë të fundit. Fuqia blerëse e një familje shqiptare që merr pagë minimale sipas EUROSTAT është më e ulëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Një ekonomi e tillë, nuk prodhon dot një rritje pagash pasi ekonomia e tregut i rrit pagat jo me urdhër partie, as me dëshirë kryeministrie por me kërkesë-ofertë tregu”, u shpreh Tabaku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme