Begaj niset nesër drejt Podgoricës, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj do të niset të shtunën (20 maj) drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në ceremoninë për inaugurimin e homologut të tij të ri, Jakov Milatovic.

Në këtë ceremoni, do të marrin një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.

Sipas njoftimit të presidencës, prania e Begajt në Podgoricë është tregues i vullnetit për forcimin e mëtejshëm të fqinjësisë së mirë si dhe vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në stabilitetin dhe rrugëtimin euroatlantik të Malit të Zi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme