PS fiton në qarkun e Kukësit me 2 mijë vota më shumë, Safet Gjici falenderon emigrantët në Londër

Politikë | 3 vite më parë

Partia Socialiste ka korrur një fitore të madhe në qarkun e Kukësit në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke i marrë Berishës, Tropojën por dhe 2 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara në Kukës.

“Për herë të parë në Tropojë, për herë të parë në Kukës me 2 mijë vota. Rezultati flet shumë për të vazhduar punën për ndryshimin e Kukësit dhe Tropojës” tha drejtuesi i PS-së, Pandeli Majko.

Safet Gjici, i cili do ta drejtojë Kukësin në një mandat të dytë fitoren ia dedikoi  një falënderim të veçantë ia dedikoi kuksianëve me banim në Londër e Birmingam të cilët të dielën e votimit erdhën në atdhe për të dhënë votën e tyre.

“Janë 2036 vota jo në Fier por në Kukës. Kukësi rozë vjen vetëm nga puna që kemi bërë në këto 4 vite. Ne kuksianët jemi futur në një rrugë zhvillimi të pandalshëm. Të gjitha premtimet që kemi bërë në fushatë do të realizohen në këtë mandat. Falenderoj emigrantët në Birmingam dhe Londër që erdhën e na mbështetën me votë për të vijuar zhvillimin e Kukësit. Kemi dhe mbështetjen e tyre” tha Gjici nga selia e PS-së ku shpallën fitoren e PS-së në Kukës dhe Tropojë.

Gjici fton dhe demokratët ti bashkohen PS

“Ne jemi shumicë në Kukës dhe ftoj të gjithë demokratët që e shohin veten të vetmuar, dera jonë është e hapur”

Edhe Tropoja do të drejtohet nga socialistët në këtë mandat. Rexh Byberaj premtoi se do të realizojë të gjitha premtimet.

 “Do i garantoj se sa kemi bërë do të bëjmë edhe më shumë në këto vite. Të gjitha kërkesat që kanë pasur do i realizoj gjatë mandatit” tha Rexh Byberaj

Në Kukës “Bashkë Fitojmë” mori vetëm Hasin por edhe për këta drejtuesi i qarkut të Kukësit Pandeli Majko kishte një mesazh.

“Hasi do të ketë dy deputetë. Unë dhe Gerti. Hasi nuk duhet ta konsiderojë veten të humbur sepse na ka ne deri në fund” tha Majko.

Bashkia e Kukësit e konsideruar një bastion i demokratëve për të dytin mandat do të drejtohet nga socialistët të cilët synojnë ti marrin opozitës edhe Hasin.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme