8 bashki ende nuk kanë nisur numërimin e votave

Janë ende 8 bashki në të cilat nuk ka nisur procesi i numërimit të votave.
Konkretisht, janë Bashkia Divjakë, Durrës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Krujë, Kavajë, Përrenjas, Dropull të cilat nuk ka nisur kapjen e kutive dhe numërimin e votave.
Pë Bashkinë e Divjakës janë përballë njëri-tjetrit dy kandidatët e PS dhe Bashkë Fitojmë, Josif Goreja dhe Aurel Malko.
Për Bashkinë e Durrësit janë përballë kandidatja e PS Emirjana Sako, me atë të Bashkë Fitojmë Igli Cara. Për Bashkinë e Malësisë së Madhe konkurrojnë kandidati socialist Tonin Marinaj me kandidatin e Bashkë Fitojmë Isa Ramajn, për Vaun e Dejës kandidon socialist Kristjan Shkreli me kandidatin e Bashkë Fitojmë Zef Hila.
Po ashtu, në Bashkinë e Krujës në garë për fitore janë kandidati socialist Artur Bushi me Agron Lokën, për Bashkinë e Kavajës në garë janë Redjan Krali dhe Fisnik Qosja, në Bashkinë Përrenjas kandidojnë, Nuri Belba dhe Suzana Topi, dhe në Bashkinë Dropull janë në garë kandidatët Dhimitër Toli dhe Thanas Maneka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



