PS fiton Vorën, Veliaj: Fituam bindshëm për të ecur përpara! Shera: Do ju shërbejë të gjithëve

Drejtuesi politik i PS për qarkun Tiranë, Erion Veliaj ka dalë nga selia rozë për fitoren në bashkinë Vorë. Veliaj uroi Blerim Sherën për fitoren, ndërsa tha se PS mori një fitore të bindshme në Vorë.
“Fitorja e dytë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 74 % Bashkinë e Vorës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj.
Jam i ndërgjegjshëm që kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë, ndaj e shohim me përulesi e mirënjohje të jashtëzakonshme një besim kaq të madh.
Bravo Blerimit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Vorën gjithnjë e më përpara.” tha Veliaj.
Në fjalët e para pas fitores Blerim Shera falënderoi bashkëqytetarët e Vorës, Bërxullës dhe Prezës.
“Zotohem që do u shërbej të gjithëve me përulësi siç e kam bërë. Mezi pres ta nis punën që nesër e tu shërbej pa dallim politike”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




