Dorëzohen materialet në 4080 qendra votimi, Policia e Shtetit: Vijon shpërndarja edhe në qendrat e tjera

Politikë | 3 vite më parë

Në të gjithë vendin po vijon shpërndaja e materialeve zgjedhore që gjithçka të jetë gati për 14 majin, ku në orën 07.00 qytetarët do u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet vendore.

Deri në orën 20.00 të 13 majit, Polica e Shteti ka njoftuar se shpërndarja e materialeve zgjedhore është bërë në 4080 objekte dhe mbeten ende dhe 1132 qendra votimi ku po vijon shpërndarja.

“Në të gjithë vendin, deri në këto momente, janë marrë në dorëzim nga punonjësit e Policisë, për ruajtje, 4080 objekte dhe vijon marrja në dorëzim edhe e objekteve të tjera”, njofton policia e shtetit.

Këto objekte janë marrë në mbrojtje nga policia si dhe vijon procesi i shoqërimit të komisionerëve me materialet zgjedhore dhe marrja në ruajtje e objekteve zgjedhore ku do të administrohen materialet zgjedhore.

“Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri ditën e nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën, komisionet e qendrave të votimit dhe komisionet zonale të administrimit zgjedhor”, njofton policia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme