Alibeaj: Çdo votë për subjekte politike që s’kanë asnjë lidhje me PD-në, është kthim pas

Në epilog të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit, kur kanë mbetur edhe pak minuta para heshtjes zgjedhore, kryetari në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj, u ka bërë thirrje qytetarëve në të gjithë vendin që të votojnë kandidatët e PD-së për kryebashkiakë, si dhe listat e këshilltarëve të kësaj force politike.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Alibeaj ka falenderuar të gjithë demokratët e Shqipërisë, të gjitha strukturat dhe bashkëpunëtorët në këtë rrugëtim, pasi dolën të përcillnin vlerat dhe kauzat e përbashkëta përgjatë një muaji fushatë.
“Jam besimplotë se Partia Demokratike e Shqipërisë do të dalë pas këtyre zgjedhjeve më e fortë se më parë. Ne duhet të rikthehemi te vlerat për të cilat kjo krijuar. Vetëm kështu do të ndërtojmë një të djathtë moderne dhe perëndimore e cila do të jetë padyshim alterantiva qeverisëse e Shqipërisë nesër. Prandaj gjej rastin ti bëjë thirrje të gjithë demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve që të dielën ne 14 maj të dalin masivisht për të votuar numrin 9, Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe kandidatët tanë për kryetar bashkie”- shkruan Alibeaj.
Sipas tij, Partia Demokratike është e vetmja alternativë e djathtë në këto zgjedhje dhe është e vetmja forcë politike me integritet dhe moral politik.
“Çdo votë për subjekte politike që s’kanë asnjë lidhje më të është kthim pas, është votë për kastën e vjetër politike shqiptare. Le të shohim vetëm nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara. Partia Demokratike është shtëpia e të gjithë demokratëve dhe të djathtëve shqiptarë.“- mbyll postimin Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




