Bejko me banorët e Tufinës: Do ndërtojmë këtu treg ushqimor

Politikë | 3 vite më parë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Tufinës.

Teksa dëgjoi shqetësimet e tyre, Bejko u prezantoi pikat e programit dhe u premtoi se  zonat rurale do të jenë në vëmendjen e tij nëse vjen në krye të Bashkisë. Një ndër pretimet ishte edhe ulja e taksës së ndërtimit.

Bejko u tha banorëve të Tufinës, se aty do iu ndërtojë një treg ushqimor, një nga 5 tregjet që do të ngrihen në hyrje të Tiranës.  Në këto tregje Bejko tha se do i jepet prioritet prodhimit vendas ndërsa premtoi edhe ndërtimin e 250 km rrugë në zonat rurale në mënyrë që fermerët vendas ta kenë më të lehtë për të aksesuar në këto tregje.

Sipas tij, nënat kryefamiljare do jenë prioritet siç do jenë në prioritet për strehim edhe çiftet e reja të cilat e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme