Fushata Kukës/ Gjici: Do ndërtojmë tregun e ri të gjësë së gjallë! Kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Ndërtojmë “Unazën e Bjeshkëve”

Kandidatët në garë për Bashkinë Kukës kanë prezantuar premtimet e tyre para banorëve, kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 14 majit.
Kandidati i PS për bashkinë Kukës, Safet Gjici u takua me banorët, ku tha se në programin e tij është parashikuar të ndërtohet tregu i ri i gjësë së gjallë, të rikonstrukturohet tregu agro-ushqimor dhe ai industrial.
E ndërsa për kundërshtarët, Gjici u shpreh se ata 20 vite e kanë patur bashkinë por që nuk kanë lënë një investim për t’u mbajtur mend.
Nga ana tjetër kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Kukës, Admir Sinamati ishte në fshatin Novosej, ku premtoi ndërtimin e “Unazës së Bjeshkëve”.
“Pa rrugën Kukës-Shishtavec të ndërtuar në kohën e qeverisjes së Berishës e gjithë kjo zonë, nga Belet në Shishtavec, do ishte një shkretëtirë njerëzore dhe ekonomike. Largimi nga pushteti i kushtoi Shqipërisë, ku shumë fshatra mbetën pa u lidhur me rrugët kryesore. Ndër ta edhe Shtreza me Kollovozin”, tha Sinamati.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



