Fushata në Fier/ Kandidatja e PD: Po shantazhohen votuesit! Kandidati i “Bashkë Fitojnë”: Struktura e administratës do zgjidhet nga banorët

Politikë | 4 vite më parë

Kandidatja e PD për Fierin, Eriselda Zotaj ka akuzuar kreun aktual të bashkisë Armando Subashi dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Evdar Kodheli se po shantazhojnë votuesit në këmbim të votës.

“Mua më kanë ardhur mesazhe denoncimi se ai zotëria guxon dhe kap demokratët dhe I thotë “mos prano të jesh komisioner se e di çfarë do të bëj unë”. Është për të ardhur keq që në 2023 qytetarët tanë janë në shantazh nga PS-ja se ata do I heqin nga puna. Kemi përballë dhe kampin e foltores dhe LSI-së që kanë eksponentë dhe marrin në telefon strukturat e PD-së dhe i shantazhojnë në mënyra të çuditshme”, tha Zotaj.

Nga ana tjetër kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Fier, Evdar Kodheli tha se struktura dhe organika e administratës në çdo njësi administrative, do të zgjidhet nga vetë banorët e zonës në mënyrë që të evidentojnë më lehtë problematikat dhe tua paraqesin për zgjidhje bashkisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme