Këlliçi takime tek “Komuna e Parisit”: Ja 5 prioritetet e mija!

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorë të zonës së Komunës së Parisit, ku foli rreth angazhimeve të tij kryesore që shpreson të sjellin ndryshimin në Tiranë.
Zoti Këlliçi tha se hapja e nënkalimit te “Sheshi Skënderbej”, do të lehtësojë trafikun në Tiranë. 
Duke replikuar në distancë me kryetarin aktual të bashkisë Erion Veliaj, i cili në një emision televiziv deklaroi se nuk mund të realizohet, Këlliçi tha se ky projekt është i realizueshëm, duke u shprehur se e vetmja kritikë për nënkalimin. Jo pa ironi ai tha se veliaj shqetësohet nga kosto e ulët me të cilën do të ndërtohet.
Për angazhimin e tij kryesor, autobusin falas pas 14 majit, Belind Këlliçi u shpreh ky projekt do të bëhet realitet pas zgjedhjeve, ndërsa theksoi gjithashtu se do të investohet edhe në modernizimin e stacioneve të urbanëve.
Belind Këlliçi akuzoi Erion Veliajn për betonizimin e Tiranës, duke kujtuar deklaratat e bëra nga kryebashkiaku aktual se do të mbahej mend për krijim parqesh publike dhe jo për dhënie lejesh ndërtimi. 
“Betonizimi është kudo prezent në të gjithë Njësinë Nr.5. Eshtë një problem shumë i madh. Ky zotëria sot ka dhënë 7.5 milionë m2 leje ndërtimi beton në qytet” tha zoti Këlliçi.
Edhe në Njësinë Nr.5, një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve sipas kandidatit të “Bashkë Fitojmë” është mungesa e çerdheve, shkollave dhe kopshteve. “Ndaj ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave do të jetë prioritet i imi. Kam folur për oazet e gjelbërta, mjaftojnë vetëm 200 m2, që ne të ndërrojmë jetën e një komuniteti”u shpreh zoti Këlliçi. 
Të rinjtë do të jenë jo vetëm përfitues të planit me 5 pika për Tiranën, por sipas Belind Këlliçit fokusi i punës së tij do të jetë pikërisht nxitja e inciativave të të rinjve duke hapur biznese në Tiranë. Ai u shpreh se të rinjtë që do të ndërmarrin nisma biznesi, do të kenë lehtësira fiskale. “Unë do të incetivoj të rinjtë që të hapin biznese, dhe unë t`i ndihmoj duke u ulur taksat, duke krijuar një klimë të mirë biznesi, që jo vetëm të mbajnë veten, por edhe të punësojnë ndonjë njeri tjetër po të jetë mundësia” tha zoti Këlliçi.
Belind Këlliçi ka sfiduar Erion Veliajn të bëjë publike diplomat e tij të shkollës së lartë, ndërsa e akuzoi kryebashkiakun aktual si person që ka gënjyer në formularin e dekriminializimit. “Do Erion Veliaj të flasim për edukimin? Hajde me mua, merre listën e notave, merr që nga klasa e parë po deshi t`i hymë Belind Këlliçit deri në provimin e fundit që kam dhënë në universitet në Amerikë. Ti hymë me listë çfarë notash kemi. Unë në Amerikë jam diplomuar studenti me mesataren më të lartë të diplomimit për Shkenca Menaxhimi. E pres me zellin më të madh Erion Velinë, të vij e të marrin diplomën time dhe diplomën e vetë t`i nxjerrim para publikut” tha zoti Këlliçi. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme