Meta: Në Shqipëri 1 km rrugë kushton 3-4 herë më shumë se në Greqi

Tenderat për rrrugët kanë qenë në qendër të kritikave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi elektoral për zgjedhjet vendore në Korçë.
Gjatë fjalës së tij, Meta nënvizoi se “në Shqipëri një km rrugë kushton 3-4 herë më shumë se në Greqinë fqinje”. Kreu i PL-së është shprehur se sot pushtetet janë në duart e një njeriu të vetëm.
“Më 14 maj kjo do të ndryshojë, do të marrë fund monizmi. Para se të hyja këtu pashë një kullë të shëmtuar. Por Korça është një qytet historik, ka identitetin e vet. Si mund të bëhet një kullë e shëmtuar në mes të Korçës për një kapriço të dikujt? Mirë ai që iku nga mendja, po këta që janë këtu në Korçë si e pranuan?! Korça është me fat që do të ketë një kryebashkiake, dhe do ta ketë”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




