Bejko me banorët e njësisë 5 në Tiranë: Do shtojmë parkingjet publike dhe parqe të reja në çdo lagje

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në një takim me banorët e njësisë 5, ka premtuar shtimin e parkingjeve publike dhe parqe të reja në çdo lagje.
Teksa bëri me dije programin elektoral, Bejko është njohur nga qytetarët dhe me problematikat e kryeqytetit.
“Njësia 5 në Tiranë është ndër më të populluarat, por gjithashtu mbart shumë probleme, që lidhen me mungesën e hapësirave publike, mungesën e parkimit dhe taksat. Në një takim që mbajta me banorë të kësaj zone, u njoha me problemin e madh të mungesës së hapësirave publike, dhe problemi akut i parkingjeve. Banorët denoncuan Bashkinë Tiranë, se po rrëmben edhe pjesë nga Parku i Liqenit, duke ua bërë më të vështirë jetesën dhe uzurpuar hapësirat publike për ndërtime nga oligarkët.
Ju premtova se vota e tyre sjell ndryshim! Duke filluar nga parkimet dhe hapësirat e gjelbërta, ekipi jonë ka hartuar një program që do të shtojë ndjeshëm parkingjet publike në mandatin e parë dhe ndërtojë një park të ri, në çdo lagje, si një domosdoshmëri për një qytet të pastër dhe me #frymëmarrje për Tiranën”, shkruan Bejko në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



