Balla: “Non gratës” jo vetëm i është fshirë e ardhmja në politikë, por edhe emri nga fleta e votimit

Politikë | 4 vite më parë

Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë qenë në qendër të kritikave të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë një takimi me zgjedhës në Qarkun e Fierit. 

Gjatë këtij takimi, Balla shoqërohej edhe nga kandidatja për t‘u rizgjedhur në krye të bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, si dhe deputeti, Bujar Çela.

Sipas tij, “non gratës” jo vetëm i është fshirë e ardhmja në politike, por edhe emri nga fleta e votimit në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Balla e u bëri apel banorëve në Ballagat të Lushnjës, por edhe në të gjithë Shqipërinë, që të mendohen mirë para se t’i japin votën Berishës, pasi ai këtë votë, sipas tij, “kërkon ta përdorë kundër SHBA-së”.

“Përballë nesh është Saliu, i cili e ka fshirë emrin e tij dhe ka vendosur emrin e Ilir Metës. Të më thotë demokrati më i paepur i Mallakastrës, kujt do ja japi votën më 14 maj, Ilir Metës, Nard Ndokës apo Vangjel Dules? Le të përpiqet sa të dojë “non grata”, emri nuk i del më në fletë votimi. Sapo e shpalli Amerika “non grata”, nuk ka më emër në fletë votimi. Njerëzit duhet ta mendojnë mirë, për çfarë duhet t’i japim ne një votë Sali Berishës, sepse po i dhanë votën ai do ta përdorë atë kundër Amerikës. Prandaj unë mendoj që populli i kësaj zone duhet t’i bashkohet Eriseldës dhe Edi Ramës sepse e vërteta është që me votën që ju dhatë në 6 mars ne krijuam një model të ri në qeverisjen e bashkisë”- tha Balla.

Sipas tij, këto ditë qeveria po rrit pensionet dhe pagat, pasi është momenti që pasi kaloi pandemia, temeti, ka ardhur momenti që të fokusohemi tek pagat.

“Qëllimi ynë është të ecim përpara, por vetëm me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën ne mund të ecet përpara, duke lënë pas njëherë e përgjithmonë të shkuarën”- theksoi Balla.

 /rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme