Berisha prezanton kandidatin për bashkinë e Delvinës: Jugu po shkatërrohet nga mafia

Gjatë prezantimit të kandidatit Ilir Mehmeti për bashkinë e Delvinës, kreu i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se jugu është masakruar nga mafia siç e quajti ai.
Duke iu referuar konkretisht Ksamilit, Berisha u shpreh se aty po ndodh një masakër me ndërtimet që kryhen në bregdet.
“Jugu ka një rrezik madhor, mafian, mafian dhe vetëm mafian. Po e shkatërrojnë. Shkoni në Kasamil, aty po ndodh një masakër e paimagjinueshme. Mafia.
E ka thënë bukur Faik Konica; Zoti mbrojtë Shqipërinë nga shqiptarët. Ka pasur parasysh që do të vinte, se ka qenë si punë profeti në mençurinë e tij Faik Konica dhe ka pasur parasysh se do të vinte një ditë mafia shqiptare që do ta shkatërronte. Nuk ka pushtues që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj një vendi, siç po sillen këta qeveritarë”, u shpreh Berisha.
Berisha theksoi se kandidatët e grupimit të tij politik dallojnë qartë nga ata të Rilindjes.
“Po vij nga Saranda. Në Sarandë, Ardit Cikuli një kandidat i mrekullueshëm, një njeri serioz, ka për karshi? Cilin ka thoni ju, asnjë qytetar të Sarandës, por ka të deleguarin e bandave të Durrësit dhe mafias së Durrësit dhe famozit, Alket Hyseni, famëziut Alket Hyseni, i cili përveç grabitjeve dhe plaçkitjeve, bëri gjithçka për të bërë me pallate me radhë eksponentët e rilindjes.
Shkoni në Sarandë, Ksamili po merr fund.
Famir Shero ka përballë përfaqësuesin e Rilindjes, i cili do të bëjë pazar gjithçka me pasuritë e Konispolit. Kështu me radhë. Në Përment, Edmond Komnino, në Këlcyrë, Arjan Kasaj, në Tepelenë një inxhinier i shkëlqyer, i kthyer pas 30 vitesh nga Kanadaja, ka përballë Tërmetin që po të kishte një emër tjetër do ti thonin më mirë, tmerr njeri”, theksoi Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




