14 maji/ Rama: Kemi shkurtuar shpenzimet elektorale për partitë, do u shkojnë qytetarëve, Llatja njeriu i duhur

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetari i Partisë Socialiste ishte sot në Elbasan në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë prezantimit të kandidatit të kësaj force politike për kryetar bashkie në Elbasan, Gledian Llatja ka deklaruar se PS ka vendosur që të shkurtojë shpenzimet elektorale.
Sipas tij, këto shpenzime do të shkojnë për zhvillimin e qyteteve në gjelbërim dhe infrastrukturë.
“Kemi vendosur që t’i shkurtojmë shpenzimet tona elektorale. Paratë që marrim nga buxheti i taksapaguesve partitë dhe një pjesë të tyre t’ua lëmë qyteteve dhe nga kjo fushatë të mos mbetet prapa pisllëku i posterave që i merr era rrugëve apo që rripen nëpër pastaj me vite. Apo zhurma e madhe akustike e sherrrit por të mbetet prapa më shumë gjelbërim e më shumë mirësi”, theksoi Rama.
Gjithashtu, Rama është shprehur se në zgjedhjet e 14 majit, do të largohet apedenciti siç e cilësoi ai opozitën.
“Siç e dini tani, unë tani e hoqa apendicitin. Zorrë qorre quhet, unë e hoqa zorrën qorre, tani duhet të heqim edhe zorrën qorre më 14 maj.
Zorra qorre e Shqipërisë nuk është se na ndalon dot të shkojmë përpara por na pengon të shkojmë shumë më shpejt përpara dhe ashtu sikundër na turpëron të gjithëve.
Zorra qorre e Shqipërisë na turpëron botërisht dhe ndërkombëtarisht. Ashtu siç duhet të ndihet çdo demokrat këtu që i është ofruar zorra qorre”
Një mesazh kam unë. E kam shumë të thjeshtë dhe shumë të qartë. Me kandidatët e zorrës qorre që larg qoftë dikush diku i çon në zyrën e bashkisë nuk ka bashkëpunim, nuk ka, nuk ka sesi të ketë. Nuk ka sesi të ketë sepse arsyeja pse ata janë vendosur këtu, atje, atje nuk është për të bërë më të mirë Elbasanin, për të bërë më të mirë Tropojën, a për të bërë më të mirë ku di unë se kë. Është për të mbajtur pengje dhe për të thënë ne dy kokat e zorrët qorre jemi shumë të rëndësishëm” është shprehur Rama.’
Rama: Llatja i duhuri
Kryeministri Edi Rama tregoi mbështetjen për kandidatin socialist Gledian Llatja duke thënë se Elbasani e ka gjetur njeriun e duhur.
“Elbasani njeriun ia ka gjetur, tani për mua është shumë i urtë. Po ça të bëj unë? Është nga Elbasani. Se Damiani e ka një degë këtej po ka edhe një degë të shtrembër andej nga vij dhe unë edhe jemi një çikë me kacabunj edhe e kemi një çikë të vështirë me e përballu këtë tani që del ky Luluçi, që u distancua nga Luli. Edhe ky distancimin nga Luli e ka se kanë konkurrencë, kush është artisti më i madh” tha Rama.
Llatja kerkon mandatin e dyte
Nga ana e tij, kandidati për kreun e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja i cili kërkon një mandat tjetër në krye të këtij qyteti tregoi të gjitha ndërhyrjet dhe shërbimet që janë kryer në drejtim të qytetarëve gjatë drejtimit të kësaj bashkie nga Partia Socialiste.
“Kemi qenë 4 vite bashkë, ne po bëjmë punë të mira. Dhe 4 vite të tjera do të jemi po bashkë.
Kemi ndërhyrë në çdo lagje, kemi ndërhyrë në çdo njësi administrative, kemi ndërhyrë në çdo fshat të madh duke i bërë rrugët me asfalt. Kemi ndërhyrë në qendrat tona shëndetësore por edhe për infrastrukturën shkollore, kopshtet dhe çerdhet.
Ne po punojmë dhe nuk si jemi ata të tjerët që kujtohen një muaj para para zgjedhjeve dhe mbarojnë zgjedhjet, fikin telefonët dhe zhduken”, theksoi Llatja.
Premtimet e Gledian Llatjas
Premtimet e kandidatit para qytetarëve
– Kemi rikonstruktuar 6 shkolla. Do të ndërhyjmë në 27 shkolla në mënyrë të vazhdueshme.
Vazhdojmë ndërhyrjen e plotë në spitalin rajonal të Elbasanit
-Siç po bëjmë ndërhyrje në poliklinikën qëndrore do të ndërhyjmë në të gjitha ambulancat e Elbasanit.
-Bashkë me kryeministrin kemi nisur punën për projektimin e By Pass të Elbasanit.
-Po bëjmë 5 km shëtitore të re buzë lumit Shkumbin. Automotoparku, po kthehet në realitet.
-Po nisim një investim prej 16 milionë eurosh bashkë me qeverinë për përmirësimin rrënjësor të sistemit të kanalizimeve dhe ujit të pijshëm. Kemi gati 100 mijë metra katrorë asfalt që po bëjmë çdo vit.
-Po investojmë në Gjinar për ta bërë destinacion turistik. Po investojmë në Funar për sportet e natyrës. Po investojmë në Tregan.
Përballë Glendian Llatja në zgjedhjet për kryetar të bashkisë së Elbasanit kandidon Luçiano Boçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




