14 maji/ PDIU e vetme në zgjedhje, Idrizi: Na deshën dikur për vota, lanë çështjen çame në harresë

PDIU ka hapur këtë të enjëte (20 prill) fushatën për zgjedhjet lokale të 14 maji, teksa drejtuesi i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi ka shpjeguar edhe arsyet se përse zgjodhi të dilte i vetëm në këtë garë elektorale.
Ai akuzoi politikën në vend se kanë lënë në harresë çështjen çame, teksa shtoi se partia që ai drejton është “përdorur” nga partitë kryesore në vend për vota.
“Ne na deshën dikur për vota, por kur u përmend të drejtat e njeriut dhe gjëra të këtij lloji duket se për ndonjë arsye tjetër idealiste, ne nuk u interesojmë. Këta që na duan herë për aleancë e herë për numra, ne në fakt na rrudhin dhe na shtypin gjithnjë edhe më tepër për interesat e tyre personale. Është për të ardhur keq, edhe në Kuvend janë kaotik, kërkojnë të drejta dhe dënojnë padrejtësitë e botës, por nuk u kujtuan asnjëherë për masakrat e shqiptarëve të Çamërisë? Është e çudtishme dhe e neveris heshtjen e tyre. Por sigurisht që kam dëgjuar edhe teza sikur këto janë çështje të Luftës së Dytë Botërore. Por këto çështje nuk janë me datë, janë pasuri kombëtare, sepse ne atdheun e kemi amanet”, tha Idrizi.
Në prag të fushatës së 14 majit, Idrizi njoftoi se PDIU, dikur aleate me PD-në, do të dilte e vetme në këtë garë elektorale , duke zgjedhur të mos bëjë koalicion me asnjë parti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



