PS: KQZ të çregjistrojë kandidatit për kryetar bashkie të Shijakut, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rezeart Tusha

PS i kërkon KQZ-së çregjistrimin e kandidatit për kryetar bashkie të Shijakut, përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rezeart Tusha. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, përfaqësuesi ligjor i PS-së, i kërkon KQZ-së që të nisë menjëherë hetimin ndaj këtij kandidati, me pretendimin se “ai nuk plotëson kriteret ligjore për të qenë një kandidat”.
“Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci. Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, thuhet në shkresën dërguar KQZ-së.
Partia Socialiste pretendon se është vënë në dijeni të fakteve nga media se kandidati, Rezeart Tusha, përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Shijak, është regjistruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor dhe ligjin Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




