Vendoret/ Balla prezanton Armando Subashin për Fierin: PS, e vetmja ofertë politike e besueshme

Politikë | 4 vite më parë

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla ka prezantuar Armando Subashin, kandidat për Bashkinë Fier.

Në fjalën e tij, teksa shprehu bindjen për një fitore në zgjedhjet që do të mbahen në 14 maj, Balla bëri thirrje të votohen kandidatë e PS, si e vetmja ofertë politike e besueshme.

Teksa e konsideroi kryeqytetin e socialistëve, Balla premtoi vijim e tranformimit të qytetit të Fierit si edhe të gjitha njësive administrative.

“Transformimi i qytetit do të vijojë. Do vazhdojmë me të gjitha njësitë. Fieri mos të jetë thjesht me një qendër në qytet, por në çdo njësi. Kur mu besua Fieri, kisha shumë me dëshirë, sepse nuk ka socialist që nuk do ta drejtojë të paktën njëherë Fierin, kryeqytetin e socialistëve., tha Balla.’

Ndalur tek pagat, Balla tha se janë çeshtja themelore e çdo takimi ne fushatë.  Ai tha se në kohë të shkurtër është arritur dyfishim i pagën ndërsa tha se do të vijojë edhe në vijim.

‘Kemi rritur pagën minimale me 40 lekë, do thoni ju se kjo rritje është pak, po mos harroni se në 2013 paga minimale ishte 13 mijë lekë. Synojmë ta rrisim edhe në muajt dhe vitet që vijojnë. Mos harroni se vendimet e PS-së, për rritjet e pagave janë detyrimet tona“, tha Balla.

Nga ana e tij, Armando Subashi kërkon votëbesim për një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Fierit ndërsa u zotua se do të vijojë me investime në dobi të votuesve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme