Elbasan, 10 parti opozitare firmosin paktin e bashkëpunimit për zgjedhjet e 14 majit

Politikë | 4 vite më parë

Dhjetë parti opozitare kanë firmosur paktin e bashkëpunimit për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nën drejtimin e kandidatit për bashkinë e Elbasanit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, 10 partitë kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit.

Në këtë koalicion bëjnë pjesë Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia për Europianizim dhe Integrim, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Balli Kombëtar.

Në marrëveshjen e tyre, ata deklarojnë se në kushtet e dhunimit masiv të standardeve minimale të jetës politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit nga makineria shtetërore e kontrolluar prej Partisë Socialiste, “të mbrojmë moralisht dhe fizikisht integritetin e zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 duke respektuar në maksimum çdo standard demokratik dhe çdo parashikim ligjor dhe kushtetues, i cili ndihmon në përfaqësimin e drejtë dhe mbrojtjen e vullnetit të zgjedhësve”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme