Grupimi i Rithemelimit i PD vazhdon formalizimin e listave për këshilltarët bashkiakë

Grupimi i Rithemelimit në PD ka përcaktuar të shtunën raportet mes tij dhe partive aleate në listat e dërguara nga degët për këshilltarë në 61 bashki të vendit.
Kreu i këtij grupimi Sali Berisha ka shpreh falënderimet për rreth 5 mijë kandidatura që kanë aplikuar për të qenë anëtarë të këshillave si përfaqësues të PD-së.
Por zoti Berisha ka bërë të ditur se listat do të jenë të përbashkëta me Partinë e Lirisë dhe aleatët në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Ai tha se Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Ndërsa pjesa tjetër, gjysma i takon Partisë Demokratike.
Ndërkohë vazhdon formalizimin e listave sipas bashkive.
Sipas KQZ-së në 61 bashki numërohen 1603 këshilltarë bashkiakë. Pjesën më të madhe e zë Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra dhe Elbasani.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




