Rama në Britaninë e Madhe: Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten

Përballë pyetjeve të disa bashkëbiseduesve organizuar nga Instituti Mbretëror i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House kryeministri Edi Rama foli për largimi i të rinjve. Rama theksoi se jetojmë në një vend demokratik dhe se nuk mund tu thuash dot njerëzve qëndro por ato janë të lirë të lëvizin kudo që ato duan. Dhe problem për ne mbetet etiketimi i të gjithëve si kriminelë.
“E vërteta e komunitetit shqiptar, talentet në komunitetin shqiptar, kontributet e komunitetin shqiptar do të jetojnë më gjatë sesa Suela Braverman dhe sesa shumë Suela që do dalin rrugës. Kështu që vazhdoni kështu siç vazhdoni. Bëni atë që bëni, jini krenar që vini andej nga vini. Jeni krenarë që i përkisni kësaj shoqërie. Nderoni flamurin britanik, nderoni flamurin shqiptar dhe bëni më të mirën që mundeni.”
Liria e medias në Shqipëri nuk është e cënuar por pronarët e tyre kur shkelin ligjin duhet të ndëshkohen, pasi duhet të paguajnë taksat, tatimet e qiratë e bizneseve të tyre të tjera, sepse duhet të tregohemi të drejtë me gjithkënd.
Pronarët e medias të cilët janë pronarë kompanishë që bëjnë evazion fiskal dhe që çohen në prokurori për prova të qarta evazioni fiscal, apo pronarë të mediash që nuk paguajnë prej vitesh qiratë e objekteve publike dhe që janë në gjyq me qeverinë, për mua janë dy gjëra të ndryshme. Është shumë e thjeshtë që të thuash ‘Ti do paguash taksat, tatimet, sigurimet shoqërore se jam kritik”, por faktet janë ndryshe. Duhet të paguash tatimet, sigurimet shoqërore, qiranë që nuk e bën.
Duhet të ndërtosh në mënyrë të ligjshme që nuk e bën. Nëse jo,më fal por duhet të përgjigjesh si çdo qytetar tjetër. Nuk ke imunitet që në emër të lirisë të bësh gjithçka do pas ekranit, sepse ajo çfarë bën në ekran është puna jote. Ne kurrë nuk kemi gjobitur një media, edhe pse duhet.
Pse? Sepse ka problem të madh me pagat e gazetarëve, shkojini shihini pagat e tyre. Shqetësohuni për ta, sepse janë të nënpaguar, dhe paguhen shumë me para në dorë e kështu me radhë. Ka një problem të madh në këtë përzierjen mes lirisë së medias dhe lirisë për të mos vepruar në emër të të qenit pronar I medias. Kjo nuk do të tolerohet. Thoni çfarë të doni. Është toleruar për një kohë të gjatë, ka qenë e gabuar dhe nuk do të ndodhë.
Kjo gjëja që nuk lejohet të bëjnë pyetje të vështira, është tërësisht e pavërtetë.Gazetarët mund të drejtojnë çfarë pyetje të duan. Mund të jenë si të duan. Nuk është kjo. Është shumë e qartë.”
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për procesin e Open Balkan.
Në vizitën e tij në Britaninë e Madhe, Rama është pyetur edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe te gjithë Ballkanin Perendimor në BE. Për të BE është një sfidë e cila ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e brendshëm të një shteti. Por, megjithatë, Rama thekson se ndonjëherë edhe kur një shtet ka progres, BE nuk është gjithnjë gati për të ‘hapur krahët’.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



