Berisha: PD ishte shndërruar në një OJF të majtë

Politikë | 4 vite më parë

22 marsi i vitit 1992 solli PD në pushtet dhe përmbysi komunizmin. Kjo ditë është përkujtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sakrificën e njerëzve që bën gjithçka për të sjellë demokracinë në vend.

Gjatë konferencës “Doktrina e së djathtës, Berisha komentoi edhe për “luftën” brenda PD, ku akuzoi kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj se e shndërroi partinë në një OJF të majtë.

“PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike. U largua nga shtyllat e saj kryesore. Është e vërtetë që jemi një parti 32-vjeçare, por trashëgimia jonë është qëndresa e burrave dhe grave që ranë dhe u bënë të pavdekshëm për lirinë e mendimit, për besimin te zoti, për besimin te familja.

Njerëzit pyesin se si do i japim zgjidhje kësaj situate. Por ne kemi parimet tona. Unë nuk di asnjë rrugë tjetër përveç vendosjes në piedestal të atyre parimeve me të cilat Shqipëria arriti që të ketë shtet ligjor dhe ekonomi tregu funksionale. Një forcë që nuk mbron interesin kombëtar, është një fatkeqësi dhe nuk duhet të ekzistojë”, tha Berisha.

Duke kujtuar regjimin e egër të ish diktatorit Enver Hoxha, Berisha tha se PD erdhi si shpresë e shqiptarëve, por sot ndodhet në moment të vështirë.

“Sot është 22 marsi, dita kur shqiptarët 32 vite më parë, kurorëzuan revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysën sistemin komunist, më stalinist të Europës, më të egër, më barbar. Diktatori i vetëm që do krahasohej me Adolf Hitlerin. E vërteta është se Enver Hoxha, pas luftës zbatoi në Shqipëri, metoda shtypëse terrori që asnjë diktator tjetër nuk ia lejoi vetes.

Lufta e egër e klasave, kasaphana e saj, kishte krijuar në Shqipëri klimën më të frikshme, më të rëndë. Karl Jaspers, një intelektual i madh dhe filozof gjerman, që u mor me studimin e nazizmit dhe qëndrimin e shoqërisë gjermane ndaj nazizmit, i shërbeu kombit gjerman me veprat e tij. PD sot është në momente të vështira”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme