Kuvend/ Boçi: Hiri i djegies së mbeturinave nga inceneratori i Elbasanit po derdhet në lumin Shkumbin

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka hedhur akuza të forta lidhur me inceneratorin e Elbasanit, ku tha se një pjesë e hirit nga djegiet e mbetjeve derdhet në lumin Shkumbin duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Boçi tha se përtej korrupsionit në këtë incenerator ku hidhen miliona euro, ato po kthehen në një zonë kontaminuese dhe vdekjeprurëse për vetë punonjësit dhe qytetarët përmes hirit kancerogjen.
“Të tre inceneratorët sot nuk punojnë edhe pse janë hedhur miliona euro. Atje është një teknologji e vjetër, kontaminuese, vdekjeprurëse. Produkti fundor i inceneratorit të Elbasanit janë hiret që duhet të jenë larg qytetit, por sot ato janë në mes të qytetit, ku qeset me hiret kancerogjene rrezikojnë jetën e qytetarëve. Këto hireve një pjesë derdhen edhe pranë lumit Shkumbin dhe një pjesë shpërndahen në landfill. Këto hire janë kancerogjene, po rrezikoni jetën e qytetarëve. Dhe ju na flisni për revolucion mjedisor. Po punohet në mënyrë artizanale në epokën moderne të djegës së plehrave”, tha Boçi.
Gjithashtu Boçi foli edhe për një kontratë, ku tha se absurdi më i madh është një pozicion punë në landfill “Punonjës hiri”.
“Edhe në një kontratë që ekziston në incenratorin e Elbasanit thuhet punonjës hiri, sikur po punon në kremator. Po u rrezikoni jetën edhe vetë punonjësve aty”, tha Boçi
Përgjigja për këto akuza ishte nga Taulant Balla, i cili zgjodhi të merrej më një batutë ku tha se “e fundit, që lidhet me z.Boçi, hiri nuk ka numër shumës, se në shumës del hiret. Hiri është sasi dhe nuk ka numër shumës”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




