Begaj pret Sekretarin e Shtetit të Vatikanit: Njohja e Kosovës i shërben stabilitetit të rajonit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur në takim Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher, i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë.
Begaj vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm që ka luajtur dhe luan Selia e Shenjtë për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kontekst ritheksoi kërkesën për njohjen nga ana e Shtetit të Vatikanit të Shtetit të Kosovës.
“Njohja e Shtetit të Kosovës do shërbente si një mbështetje shumë e madhe për shtetin më të ri në Evropë. Është e rëndësishme njohja nga të gjithë aktorët e rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, si dhe të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Begaj.
Gjatë takimit ku konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Vatikanit, por edhe ato shpirtërore midis komunitetit katolik shqiptar dhe Selisë së Shenjtë.
Presidenti Begaj dhe Imzot Paul Richard Gallagher u ndalën dhe tek ndikimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor i agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë që ky rajon ka për stabilitetin e kontinentit Evropian, por jo vetëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




