Xhaçka pret Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Konsullore: Në fokus, ndihma ndaj afganëve të zhvendosen në SHBA

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka pritur në takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Konsullore, Rena Bitter. Në fokus të bisedës ka qenë pikërisht ndihma e afganëve që të zhvendosen në SHBA, ku do të krijojnë një jetë të re dhe të sigurt.
“E lumtur të mirëprisja Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Konsullore, Rena Bitter. Biseduam rreth bashkëpunimit tonë për të ndihmuar aleatët tanë afganë të zhvendosen në SHBA. Shumë krenarë për arritjen tonë të përbashkët falë së cilës mijëra nga partnerët tanë afganë janë sot në gjendje të fillojnë një jetë të re në siguri”, shkruan Xhaçka në Twitter.
Me mijëra qytetarë afganë u strehuan në Shqipëri në gusht dhe shtator të 2021, me kërkesë të SHBA dhe vendim te qeverisë shqiptare, pas largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe marrjes se pushtetit nga talebanët.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



