Partia e Lirisë miraton listën me 63 kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës

Pak pasi KQZ regjistroi Partinë Socialiste dhe Partinë e Lirisë si subjekte zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit, PL ka miratuar listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, listë e cila kryesohet nga Silva Caka.
Lista ka 63 emra, ndonëse me vendimin e djeshëm (8 mars) të KQZ për Tiranën, numri fundor i listës duhet të ishte 62. Pas Cakës, lista pasohet nga Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi dhe Tedi Blushi. Lista me 63 kandidatë, ka në përbërje të saj profesionistë të të gjitha fushave, të cilët do te përfaqësojnë Partinë e Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




