Alibeaj ftesë kandidatëve të Rithemelimit, Paloka: Hipokrizi, ti ishte kundër Primareve

Përgjigjen e ftesës që Enkelejd Alibeaj bëri për kandidatët e primareve që të bashkohen në logon e PD për zgjedhjet e 14 majit ka ardhur nga deputeti demokrat Edi Paloka.
Teksa refuzon ftesën e Alibeajt, Paloka e cilëson si hipokrizi nga ana e tij, pasi sipas tij, vetë Alibeaj ishte kundër zhvillimit të primareve. Paloka shtoi se ky grupim po investohet për shkatërrimin e PD dhe në këtë kontekst ftesa është një blof i radhës.
“Vulën ua jep Rama. Tani papritur kërkojnë bashkëpunim me PD-në. Berisha e tha dhe më parë, nëse duam të bashkëpunojmë me Ramën e bëjmë vetë, jo nëpërmjet Alibeajt. Kjo është thjesht një lojë e shpifur. Sa për sqarim publik, këto që sot flasin nuk e bëjnë për bashkëpunim”, tha Paloka.
Mungesa e vulës dhe logos, kushtëzon kandidatët e primareve të regjistrohen në zgjedhje me koalicion, ku Paloka tha se diskutimet janë me Partinë e Lirisë dhe PBDNJ dhe aleatët e tjerë për të maksimizuar votën e të djathtës.
“Po bisedojmë me disa parti për koalicionin. PL dhe Partia e të Drejtave të Njeriut, janë dy kryesoret. Do gjejmë dhe formulën më optimale për t’u futur në koalicion. Por bisedimet janë me të gjithë aleatët dhe partitë opozitare”, tha Paloka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




