Pasi mori vulën, Alibeaj ftesë kandidatëve të Rithemelimit: Garoni nën siglën zyrtare të PD

Pasi Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtën e vulës dhe logos së PD, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje për herë të parë kandidatëve të Rithemelimit që të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit nën siglen zyrtare të PD.
Gjatë mbledhjes me kryesinë e PD, Alibeaj tha se PD duhet të dalë me një kandidatë unik dhe do të jetë e hapur për çdo demokrat, madje edhe për kandidatët e dalë nga primaret e zhvilluara nga Berisha.
Alibeaj la të hapur edhe mundësinë që PD të dalë më një aleancë të gjerë të partive të qendrës së djathtë. Aleatët e hershëm të PD prej kohësh po mbajnë një distancim nga lufta e brendshme e PD, ku deri më tani nuk janë pozicionuar me asnjë palë.
“Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive; Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në menyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.
Në lidhje me aleancat; PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon indentitetin e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore”, tha Alibeaj.
Gjatë mbledhjes u diskutuan zgjedhjet vendore të 14 majit, ku Alibeaj ftoi gjithashtu demokratët dhe intelektualët e PD të bëhen pjesë e listës së këshilltarëve të PD-së në bashkitë respektive.
“Në lidhje me kandiatët për këshilltarë bashkiakë: Duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të drejtë”, tha Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




