Zgjedhjet e 14 majit, nis trajnimi i komisionerëve të partive në Fier, PD nuk dërgon të tijët

Ka nisur trajnimi i komisionerëve të KZAZ-ve të Qarkut Fier për zgjedhjet vendore të 14 majit. Trajnimet për komisionerët kanë nisur sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe konstituimit nga KQZ të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.
Sipas kreut të KZAZ 58 në Fier, Stavri Kola trajnimet e KZAZ-ve nisën punën vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste, Partisë së Lirisë dhe Partisë Socialdemokrate, të cilët kanë marrë edhe materialet zgjedhore.
“Sipas udhëzimeve po zhvillojmë trajnimet të anëtarëve të KZAZ dhe njëkohësisht duke trajnuar në mënyrë të veçantë ndryshimet që mund të ketë në kodin zgjedhor për KZAZ.
Ky trajnim do të trajtojë edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me trajnimin e mëvonshëm të komisionerëve të qendrave të votimit. Këtu janë paraqitur komisonerët e PS, PL dhe PSD, ndërsa PD nuk ka paraqirur komisoner”, tha Kola.
KZAZ-të mund të nisin punën edhe pa anëtarët e PD-së, pasi kuorumi plotësohet edhe me 4 anëtarë. Në disa KZAZ ka 5 anëtarë, ndërsa në disa të tjera ku shumicën e ka Partia Demokratike, kuorumi plotësohet me anëtarin nga Partia e Lirisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




