Berisha: Regjimi i Ramës përmbyset vetëm me revolucion, 3 marsi një ditë e jashtëzakonshme

Politikë | 4 vite më parë

“Opozita tashmë ka hyrë në fazën që duhet punuar vetëm për fitoren e zgjedhjeve lokale”, kështu ka deklaruar këtë të martë, kreu i Partisë Demokratike, zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha ndërsa ka mbledhur anëtarët e Këshillit Kombëtar. Për Berishën, regjimi i Ramës do të përmbyset vetëm me revolucion.

“Ne jemi në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër. Ne hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale. Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat, mbështetjen më maksimale që mund tu japim. Kandidatët tanë, duhet të shumëfishojnë ccdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën dhe veprimtaritë e revolucionit tonë. Pse ua them unë këtë. Asnjë nuk duhet të mendojë se ne revolucioni do na shmangë nga procedurat kushtetuese, elektorale, jo e jo. Nga asgjë, por askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhje. Zgjidhje janë kur ato kombinohem me revolucionin, kjo është zgjidhja”, tha Berisha.

Berisha theksoi se protestat ku kërkohet rrëzimi i Ramës do të vijojnë, ndërsa fton qytetarët të jenë pjesëmarrës në protestën e 3 marsit. Për Berishën kjo ditë do të jetë e jashtëzakonshme, pasi shqiptarët do të shprehin revoltën ndaj qeverisë.

“Tani thirrja është shumë më e fuqishme, nuk ka thirrje më të madhe se thirrja për të shpëtuar vendin. A e përmbushim vetëm dot ne këtë mision? Jo nuk e përmbushim dot vetëm. Ne përmbushim këtë mision kur të bindim shqiptarët se ky është një revolucion i shqiptarëve, nuk është partiak, është i shqiptarëve që e duan këtë vend.  

Në këtë kontekst, 3 marsi është një ditë e jashtëzakonshme, një ditë në të cilën demokratët e demokratet, qytetarët e Tiranës para së gjithash dhe qytetarët e mbarë Shqipërisë do të shprehin revoltën, do të shprehin shpirtin e protestës. Ndaj kujt? Ndaj Edi Ramës, ndaj këtij armiku të egër të pluralizmit, të shtetit ligjor, të qenies shqiptare.

Rëndësi të jashtëzakonshme ka, që nga dita e nesërme të shpërndajë në çdo bllok, në çdo lagje, në çdo degë, në çdo seksion, për një protestë të paparë ndonjëherë. Protesta  do të bëhen dhe vazhdojnë para parlamentit. Protestat do të mbahen kudo, por asgjë nuk do të na pengojë ne për tu krijuar mbështetjen më të madhe, më të paprecedentë ndonjëherë, kandidatëve tanë”, tha Berisha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme