Më 27 shkurt mbledhja e parë e dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi, në fokus forcimi i bashkëpunimit

Shqipëria dhe Mali i zi do të zhvillojnë për herë të parë një mbledhje të përbashkët qeverie, ku në fokus do të jenë avancimi I bashkëpunimit. Mbledhja do të mbahet më 27 shkurt në Podgoricë në Malin e Zi, ndërsa takimi mes dy qeverive do të zhvillohet te Akademia e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Në mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp të Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.
Mbledhjet e përbashkëta të qeverisë Shqipëria i ka zhvilluar me atë të Kosovës, dhe duket se kjo praktikë po ndiqet edhe me qeverinë e Malit të Zi, për përmirësimin jo vetëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe pozitat e shqiptarëve si komunitet në Malin e Zi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




