Dekomunistizimi dhe lustracioni/ Felaj: E bëjmë për të goditurit nga ish-regjimi! Alibeaj: Të shqyrtohet skandali McGoligal

Politikë | 4 vite më parë

Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve dy nismat, atë për pastërtinë e figurës së personave që emërohen në funksione publike dhe atë për disa ndryshime për partitë poltike.

Teksa bëri apel që mazhorancë-opozitë të bëhen bashkë për miratimin e këtyre dy nismave, Felaj deklaroi se do u shërbëjnë të goditurve nga ish-regjimi diktatorial.

“Kushdo që në të shkuarën regjistron rekodre bashkëpunimi me sigurimin e shtetit nuk duhet të jetë protagonist i jetës politike në vend. Ndryshimet e mbyllin këtë tematikë, e sigurojnë këtë lloj qëllimi.

Ndërhyrja është e duhur, sepse sikundër ne kemi përjashtuar nga të qenit në detyra të rëndësishme Kushteteuese, ligjore të personave me rekorde dënimi me drejtësinë, ne ruajmë dhe qëndrimin për përjashtimin nga këto funksione që nominohen në ligj edhe të personave që kanë qenë bashkëpunëtor, denoncues, të favorizuar nga sigurimi i shtetit. Nuk e meritojnë të kenë besimin e publikut. Propozimet i shkojnë të njëjtit qëllim dhe të garantojnë sinqeritet maksimal të qëndrimit që politika duhet të kishte mbajtur me kohë.

Diferencat për hir të së vërtetës vazhdojnë të jenë. Jo rrallëherë dallohet dhe gjuha e ndarjes dhe urrejtes. Duhet ti japim fund diskutimeve të kësaj natyre. Për paqen sociale dhe qetësisë së atyre që u goditën rëndë nga ish-regjimi është pikërisht ky moment. Do doja të ishim dakord të gjithë”, tha Felaj.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj teksa bëri një prezantim të projektligjit për garantimin e pastërtisë së figurës të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, kërkoi hetimin e skandalit McGonigal pasi siç theksoi ai “Agron Neza është një ish-sigurims. Ja ku keni provën konkrete pse do duhet fortë të ngulmohet te kjo paketë ligjore”.

“Tentakulat e sigurimit të shtetit janë të forta, në secilën nga 3 degët e pushteteve, media dhe administratë.  Është aktuale, jo vetëm detyrim historik ndaj së shkuarës, por dhe ndaj të tashmes.

Ka një segment që s’duhet kaluar pa u vënë re. Cështje McGonigal. Nuk do doja nga ju të jetë filluar procesi i miratimit të këtyre pr/ligjeve se po krijojnë një tjetër vorbull për t’iu mbivënë skandalit në fjalë”, tha Alibeaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme