Përjashtimi nga Kuvendi i deputetëve të PD-së/ Selia blu: I paligjshëm! Deputeti Zeqaj votoi edhe për kolegen e tij, shkeli rregulloren

Politikë | 4 vite më parë

Kërkesën për përjashtimin e deputetëve demokratë nga Kuvendi, selia blu e konsideron të paligjshëm. Sipas Partisë Demokratike, kërkesa që mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn është e paligjshme sepse deputeti u kap duke shkelur Rregulloren e Kuvendit pasi votoi edhe për kolegen socialiste që nuk ndodhej në seancë. Me këtë praktikë sipas PD-së, është përjashtuar edhe Berisha bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm i PD Flamur Noka.

“Deputetë të PS kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës.  Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.  Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.

Partia Demokratike vë në dukje më tej se mazhoranca po mbron pa argumente skandalin e McGonigal dhe lidhjet e tij korruptive me Edi Ramën.

“Me një akt të paprecedentë, socialistët në mungesë argumentesh mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.  Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.  Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt”, shkruhet në njoftimin e PD-së.

Sekretariati për Procedurat dhe Votimet e  pritet të përjashtojë deputetët e PD.

  1. Edmond Spaho
  2. Elda Hoti
  3. Sorina Koti
  4. Oerd Bylykbashi
  5. Lindita Metaliaj
  6. Greta Bardeli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme