Takimi i Berishës me Kosachev në 2010/ Rama: Një muaj para se t’i ngulte thikën pas shpine Kosovës në Strasburg

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje takimin më 17 dhjetor të vitit 2010 të Sali Berishës, asokohe kryeministër i vendit, me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore ruse, Konstantin Kosachev.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se takimi është zhvilluar rreth 1 muaj para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Evropës për raportin e Dick Marty-t, ndaj Kreu i qeverisë e konsideron takim përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!“, shkruan kryeministri Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme