Ndërtimet pa leje/ Rama: Dosjet i ka zënë myku nëpër prokurori, do t’i japim një goditje përfundimtare

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do t’u shkojë deri në fund problematikave me lejet e ndërtimit dhe ndërtimet pa leje.
Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët të shtunën ai tha se “Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, nuk janë më. Ka ndërtime pa leje nuk diskutohet. Por po të vijmë te katet pa leje, abuzim mbi lejen e ndërtimin e kemi ulur 10 fish. Po të bëheshin gjërat sa hap e mbyll sytë, nuk do kishte ardhur nevoja të ndryshonin kaq qeveri dhe të më vinte radha mua këtu. As do t’i vinte radha të tjerëve që do vijnë mbrapa. E vërteta është që sot jemi në kushte kur duhet t’i japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni kaq të shëmtuar. Kjo është një luftë që nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Spanja e ka pasur këtë problem shumë vite më parë. ky është një problem që kërkon një zgjidhje. Për sa kohë ky sistem drejtësie nuk është akoma i pastruar plotësisht jemi të destinuar të turpërohemi” tha kryeministri Edi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




