Kuvendi miraton marrëveshjen me Britaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, rrëzohet kandidatura e Florian Bjankut si anëtar i KLP

Politikë | 4 vite më parë

Kuvendi ka miratuar dy marrëveshjet për bashkëpunim në fushën e sigurisë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe  shkëmbimin e informacionit lidhur me emigracionin me Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ka rrëzuar kandidaturën e Florian Bjankut si anëtar i KLP-së.

Me 101 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim, është votuar projektligji ‘për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, ndërsa miratoi me  99 vota pro marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin.

Kuvendi votoi me 29 vota pro, 69 abstenim dhe 4 kundër për kandidaturën e Florian Bjankut për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Çështja kthehet në komision për një tjetër kandidaturë për anëtar të KLP.

Kuvendi ka votuar me 101 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Shqipërinë në kuadër të instrumentit për asistencën e para anëtarësimit (IPA iii).

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme