Kuvendi mban 1 minutë heshtje për Mbretëreshën Elizabeth II, i pranishëm në seancë dhe Ambasadori britanik

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur sot (15 shtator) me një minutë heshtje në nder të Mbretëreshës Elizabeth II e cila u nda nga jeta më 8 shtator. I pranishëm në seancën plenare është dhe ambasadori britanik Alastair King-Smith.
Deputetët kanë vendosur që të marrin në konsideratë kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla për të shtyrë për votim javën e ardhshme dy kandidatët për për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSHAlbert Minga dhe Edmond Tullumani.
Sipas rendit të ditës, deputetët do të diskutojnë gjithashtu për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit Shqipërisë- KE për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




