Partia Demokratike prezanton kandidatin për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti

Politikë | 5 vite më parë

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin e Bashkisë së Durrësit, Luan Hoti, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Nënkryetarja e PD, Grida Duma, tha se Durrësi meriton njeriun e duhur në krye për t’i kthyer qytetit jo vetëm vlerat por edhe dinjitetin.

“Jemi bashkë me kolegë, me miq dhe ata që janë palca kurrizore dhe mbështetja më e madhe. Natyrshëm ka entuziazëm. Të gjithë bashkë do t’ japim Durrësit fitoren. Gjithçka nis me njerëzit. Tashmë ne e dimë që me njeriun e duhur bëhen gjërat e duhura. Ne e dimë që gjithçka nis nga njerëzit, kam krenarinë të them sot se PD ka trupën më dinjitoze të kandidatëve, më të papërlyer, më të paprekshme nga korrupsioni dhe kjo është fillimi i një arritje të madhe. Unë  e di që të gjithë keni vuajtur një bashki që jo vetëm nuk i ka shërbyer durrsakëve , por edhe  i ka ofenduar. Që u gjithë stafi i bashkisë, të jetë bandë, vandal, ajo kandidatja është një njeri që është marrë peng nga ai klani dhe i përgjigjet atij klani, por kjo nuk do të thotë që këta të marrin peng Durrësin. Patjetër kemi përballë një betejë të njerëzve non-grata që nuk hyjnë dot në institucionet e këtij vendi, dhe në do të tregojmë se më në fund do të kemi në krah njerëz të vlerave të vërteta. Sot kemi një çelës të madh në dorë, çelësin e të vërtetës”, tha Duma. 

Ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj, hodhi akuza edhe më të rënda kur tha se Durrësi nuk meriton të jetë peng i mafies dhe se qytetartë duhet të rebelohen përballë grabitjes .

“Unë shoh se sot keni ardhur për kryetarin e ri të bashkisë së Durrësit. Shoh njerëz të mirë për njeriun e ndershëm. Nuk ka një qytet të dytë ku e shëmtuara dhe e bukura të rrinë krah për krah. Sot për këtë qytet flet Gjush akullorja. Ju ftoj sot të mbështesni kandidatin më të mirë që PD kishte për këtë qytet. Ju bëj thirrje të mos keni frikë, ata duhet të rebelohen përballë shëmtisë dhe grabitjes që i bëhet qytetit. Durrësi nuk mund të jetë peng i akullores, bëjani këtë nder Durrësit”, tha Gjekmarkaj.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme