VIDEO/ Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës
Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të zonës së Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë (skrep). Sipas raportimit të gazetares së RTSH-së në Vlorë, Afrovita Hysaj, viktima e kësaj ngjarjeje është identifikuar si shefi i krimeve në Policinë e Vlorës, Ermal Lula.
Si pasojë e përplasjes së fortë mes dy mjeteve, Ermal Lula ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një person tjetër ka pësuar dëmtime të rënda trupore. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Veprimet hetimore dhe situata e qarkullimit
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupit hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë përplasje me pasoja fatale. Ndërkohë, për shkak të aksidentit dhe pranisë së mjeteve në rrugë, qarkullimi në këtë segment të autostradës Fier-Vlorë vijon të jetë i rënduar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




