Meta: Pasi të heq kostumin e presidentit më keni në beteja të vërteta!

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka lajmëruar përfshirjen e tij intensive në politikë pas largimit nga detyra e kreut të shtetit. “Pasi të heq kostumin e presidentit më keni në beteja të vërteta. Ilir Meta nuk i shet ndeshjet dhe nuk e tradhton popullin shqiptar”, u shpreh Meta gjatë një vizite në qytetin e Korçës.
Lidhur me shkarkimin e mundshëm nga Gjykata Kushtetuese ai tha se nuk ka interes se çfarë do vendosë kjo gjykatë për vendimin e parlamentit. 
“Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pret populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës” tha zoti Meta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme