Horoskopi nga Jorgo Pulla, dashuria, financat dhe mundësitë e reja për secilën shenjë
Kjo e martë sjell mundësi të reja për disa shenja, veçanërisht në fushën profesionale, ekonomike dhe atë sentimentale. Astrologu Jorgo Pulla thekson se dita favorizon veçanërisht çështjet profesionale dhe financiare.
Dashi
Periudhë e favorshme për projekte të reja dhe zhvillime në karrierë. Edhe në dashuri priten mundësi të mira, veçanërisht në raportet me Shigjetarin.
Demi
Puna dhe stabiliteti janë në fokus. Një udhëtim mund të sjellë shtyrje të planeve, por periudha favorizon rifillimet dhe çështjet personale.
Binjakët
Mundësi për takime dhe bisedime të rëndësishme që mund të sjellin ndryshim pune, ngritje në detyrë dhe përmirësim ekonomik.
Gaforrja
Vëmendje te pasuritë e paluajtshme, blerjet dhe dokumentacioni. Mund të merrni lajme të mira për çështje pune ose ligjore.
Luani
Koha e duhur për vendime të rëndësishme ekonomike dhe zgjidhjen e problematikave të mbetura pezull. Periudhë e favorshme për iniciativa të reja.
Virgjëresha
Mund të rikthehen në vëmendje kontrata dhe marrëveshje të papërfunduara. Në dashuri kërkohet kujdes nga fjalët dhe informacionet që vijnë prej personave të tretë.
Peshorja
Një nga shenjat më të favorizuara në dashuri dhe ekonomi. Një njohje mund të shndërrohet në lidhje serioze, ndërsa fejesat mund të marrin drejtimin e martesës.
Akrepi
Mund të vijë një ofertë për ngritje në detyrë. Astrologu këshillon që çdo vendim të merret me kujdes, duke vlerësuar mirë përgjegjësitë e reja.
Shigjetari
Mundësi të mira në biznes, financa dhe karrierë. Pasditja favorizon udhëtimet, blerjet dhe lajmet pozitive në aspektin profesional.
Bricjapi
Priten zhvillime të mira ekonomike, me mundësi për të marrë para të prapambetura dhe për të zgjidhur çështje ligjore. Koha është e përshtatshme për nisma të reja.
Ujori
Periudhë pozitive në marrëdhëniet personale, njohjet dhe fejesat. Megjithatë, këshillohet kujdes me blerjet dhe vendimet financiare.
Peshqit
Nis një periudhë e favorshme për ndryshime në karrierë dhe biznes. Pasditja sjell mundësi për të konkretizuar plane dhe për të marrë vendime të rëndësishme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.


