Meta: Inkurajoj qytetarët e 6 bashkive të marrin pjesë në zgjedhje

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje zgjedhësve të bashkive ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme më 6 mars, që të marrin pjesë masivisht pasi tashme në vend është me rëndësi rivendosja e integritetit të votës së lirë në themel të gjithë institucioneve.

“Jemi këtu për të theksuar rëndësinë e rivendosjes të integritetit të votës së lirë në themel të gjithë institucioneve tona, sepse është tronditur mjaft rëndë. Ky është edhe një nga qëllimet e dekretit për 6 marsin dhe i inkurajoj të gjithë qytetarët e 6 bashkive të marrin pjesë në këto zgjedhje” tha zoti Meta. “I inkurajoj të gjithë forcat, aktorët të paraqesin kandidatë sa më të mirë, në mënyrë që qytetarët e këtyre 6 bashkive të kenë mundësi që të zgjedhin, të kenë mundësi që të besojnë. Dhe uroj që qytetarët të kenë më shumë respekt për votën e tyre. Vetëm duke marrë pjesë në zgjedhje kanë të drejtë të kërkojnë llogari” shtoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme