Basha: Të qëndrojmë krah njëri-tjetrit, për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkon mbështetësve demokratë të qëndrojnë krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Ai premtoi se PD do të ndërtojë aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës. “Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro”, shprehet zoti Basha ndërsa publikon momente nga takimi që zhvilloi të enjten me përkrahësit e tij demokratë në Kurbin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme