PD reagon pas deklaratave të presidentit Meta: Tenton të përçajë Partinë Demokratike

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti Ilir Meta, bëri sot disa deklarata kundër kreut të PD, Lulzim Basha. Për mediat, kreu i shtetit tha se gjatë kohës kur ndodhej në Gjermani, Lulzim Basha iu lut më lot në sy dhe iu ul në gjunjë që të anulonte zgjedhjet lokale të 2019, dhe t’i shtynte ato, pasi, sipas tij, nuk mund të përmbante popullin opozitar në protestën e parashikuar për në 8 qershor. Deklaratat e kreut të shtetit sollën reagimin e menjëhershëm të Partisë Demokratike.

“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”-, thuhet në reagimin e PD-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme