Ish-kryeministri sulmon Bashën: Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut

“Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha, po e mban me të rinjte e PD në Tiranë.
“Unë besoj shumë se kjo foltore do të jetë një shtysë e madhe për mbarë shoqërinë shqiptare, në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në një moment kritik. Unë kam bindje, jam i sigurtë që së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare. Do të përmbysim narko shtetin. Ne do shembim muret dhe do të përmbysim këtë regjim, i cili më armik se me këdo tjetër, është me të rinjtë shqiptarë”, tha Berisha.
Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj Bashës, për të cilin tha se “e ka kapur frika dhe tmerri”. Sipas tij, lideri i PD po sillet sikur të ishte shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




