Komisioni për Politikën e Jashtme, Xhaçka: Fokus, nisja e negociatave për anëtarësimin në BE

Politikë | 5 vite më parë

Nisja e negociatave për anëtarësimin në BE do të jetë objektivi kryesor i Ministrisë së Jashtme për vitin 2022. Gjatë fjalës në Komisionin për Politikën e Jashtme, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin 2022, ministrja Xhaçka radhiti arritjet e një viti më parë, teksa deklaroi edhe objektivat në vijim. Ajo theksoi se projekt buxheti i 2022 do të mundësojë zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare, zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit mes Shqipërisë dhe BE si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale dhe menaxhimin e asistencës financiare të BE. 

Objektiv i Ministrisë së Jashtme është edhe forcimi i marrëdhënieve me vendet e Rajonit, si dhe mbështetja e Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare. Xhaçka theksoi se qeveria është gati për mbledhjen e 7 të përbashkët me qeverinë e Kosovës.

“Objektivi i dytë madhor, është zhvillimi me sukses i mandatit në Këshillin e Sigurimit. Përfaqësimi në Këshillin e Sigurimit, alokim i fondeve të posaçme shtesë në buxhetin e MEPJ. Objektivi i tretë, është forcimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit. Shqipëria, mbështetëse e aktivitetit të Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare. Vëmendje të veçantë do të ketë edhe për marrëdhëniet me Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Fokus është edhe bashkëpunimi dy dhe shumëpalësh me Maqedoninë e Veriut”, tha Xhaçka


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme