Mblidhet Komisioni hetimor për 25 prillin, PS: Duam informacion për grupin e armatosur për mbrojtjen e votës nga PD

Këtë të mërkurë ka nisur mbledhja e dytë e Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit 2021. PS kërkon informacion nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe Policia e Shtetit, për strukturën e mbrojtjen së votës e ngritur nga PD, para zgjedhjeve të 25 prillit.
“Kërkesë për Lulzim Bashën. Kërkojmë informacion të detajuar, kur është themeluar struktura e mbrojtjes së votës, me çfarë platforme, akti që e ka themeluar strukturën në fjalë, si janë organizuar nga qendra e partisë deri në njësinë bazë, cila ka qenë skema organizative e kësaj strukture, si është financuar, mbi cilat kritere është bërë rekturimi, sa ka qenë numri i anëtarëve, cilët kanë qenë drejtuesit, lista ë anëtarësisë, veprimtaria e tyre dhe e secilën anëtarë, a ka pasur përpjekje nga drejtuesit për korrigjimin e akteve të kundraligjshme, a ekziston sot, kjo strukturë, nëse jo a ka skema të ngjashme që parashikojnë rithirrjen e kësaj strukture? Kërkesa e dytë për Policinë e Shtetit. A ka qenë në dijeni policia e shtetit për këtë strukturë, cila ngjarje për krime zgjedhore janë kallëzuar nga kjo strukturë, në sa ngjarje rezulton e përfshirë struktura e mbrojtjes së votës, në cilat qarqe kanë ndodhur, a ka patur bashkëpunim të kësaj strukture me policinë e shtetit, po denoncime?”, njofton PS. Ndërkohë, ekspertët që do asistojnë veprimtarinë e Komisionit, janë nga LSI, Silva Caka, PD, Marinela Ziu dhe Marash Logu, e ndërsa PS-ja Eridian Salianji, Mariglen Legisi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




