Rama mbledh kryebashkiakët për ujësjellësit: Do të ndërhyjë qeveria, mos u bëni pengesë!

Politikë | 5 vite më parë

Performaca e dobët e ndërmarrjeve të ujësjelles kanalizimeve ishin shkaku i një tjetër mbledhjeje të kryebashkiakëve dhe kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë i paralajmëroi kryebashkiakët se Qeveria qendrore do të ndërhyjë në situatën skandaloze që është me ujësjellësit në vend dhe i kërkoi atyre të mos ndërhyjnë me argumentin se janë autonomë.”Bashkërisht duhet të kundërveprojmë për të vendosur një digë që si fillim humbjet të mos thellohen. Duhet të ndryshojmë tani, javën ardhshme ministrja do të jetë qark për qark me të gjithë kryebashkikaët dhe do ju vë përpara planin si do ndryshojë. Do krijojmë sinergji të reja dhe do nxjerrim nga duart e politikës punësimet në ujësjellës dhe për këtë do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë që të jenë monitorë të burimeve tona njerëzore sepse kanë investuar energji, kohë e para. Duhet të jemi të treja palët aleatë për një ndryshim radikal në këtë drejtim që duhet të filloj nga vetja juaj të dashur kryetarë të bashkive. Duhet të thoni mjaft, duhet të nisë kapitull të ri. Nuk ka sociale me vjedhje. Ne do të ndërhymë dhe do ju lutesha shumë që askush të mëso bëhet pengesë që sistemi të ndryshojë, se veç letrës që thotë se ju jeni autonomë, nuk ka asnjë argument tjetër. Asnjë investim, asnjë përgjegjësi për nivelin mizerabël të burimeve njerëzore, asnjë qindarkë e kredive të marra për ujësjellësit nuk paguhet nga ujësjellësit. Atëherë me çfarë argumenti duhet të vazhdojë kjo histori”, tha zoti Rama.

Kreu i qeverisë vuri theksin në dështimin  të këtyre ndërmarrjeve për të frenuar humbjet edhe pse per 8 vite këto ndërmarrje kanë marrë nga qeveria dhe  palët e treta më shumë se 1 miliard euro investimeve . “Shuma që qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion të transformimit të sektorit të ujit është mbi 1 mld euro. E që të jemi të saktë, ajo është faktikisht 1 mld e afro 200 mln euro. Këtu kam tre pyetje për ju. Pyetja e parë është a jeni në dijeni të performancën të ujësjellës-kanalizimeve në bashkinë tuaj. Të shërbimit që këto ndërmarrje ofrojnë me qytetarët. E dyta ju a i keni parë ndonjëherë vetë raportet, që më pas i ktheni këtu dhe ia jepni qeverisë si vetdeklarime për performancën. A e keni parë ndonjëherë që është përtej çdo logjike. Pyetja e tretë është sa fonde keni alokuar ju nga fondi i bashkisë me furnizimin me ujë. Këto janë pyetje retorike, sepse faktet flasin vetë. Fakti i fundit është se ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet, e më pas janë qytetarët që më të drejtë ankohen. Rritja e investimeve nuk përkthehet në rritje të humbjeve. Shërbimi më i mirë për qytetarët përputhen me një sens përgjegjësie, për atë gropë që i është hapur mu në zemër këtij shteti nga keqadministrimi i ujit për 30 vite, e cila nuk mbyllet dot menjëherë, po e cila në nivelin e administrimin e pushtetit vendor ka tendencë të mos zgjerohet.
Kryeministri bëri me dije se që prej nëntorit do të fillojë reformimimin i ketyre ndërmarrjeve të cilat do të drejtohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.  Ai paralajmëroi kryebashkiakët edhe për një mbledhje të tretë që do të ketë të bëjë me licensat e guroreve dhe problemet e tyre me ligjin. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme